Dhurata te personalizuara ofruam sot per cdo banor te Shtepise se Moshuarve Gjirokaster. Ne pranine e znj Magdhalena Margariti, Drejtore prane Drejtorise Rajonale te Shërbimit Social Shtetëror Gjirokastër, si dhe z, Arjanit Muho, Pergjegjes prane kesaj Shtepie, shperndame embelsira, biseduam, shkembyem urime per Vitin e Ri me banoret si edhe dhame premtimin se do ti vizitojme prape shume shpejt.
Urojme te gjithe banoret e Shtepise te kene nje Vit te Ri me te shendetshem dhe me te mbare!