STATUTI I SHOQATËS JO FITIMPRURËSE
“ESTIA – DROPULL” ( SH.E.D )
NENI 1 KRIJIMI DHE BAZA LIGJORE
“SHOQATA ESTIA – DROPULL” është një organizatë e pavarur, jo-qeveritare, jo-fitimprurëse, me personalitet juridik e cila e ushtron veprimtarinë e saj kryesisht në Dropull e në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
- “ SHOQATA ESTIA – DROPULL” është një organizatë me anëtarësi jo-politike, e krijuar me vullnet të lirë nga ana e themeluesve të saj, e cila nuk ka qëllime fitimi dhe është e hapur për bashkëpunim për të gjithë ata që punojnë për realizimin e qëllimeve të saj.
- “SHOQATA ESTIA – DROPULL” funksionon në përputhje me:
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenet 46 e 48.
Deklarata Universale Mbi të Drejtat e Njeriut, 10 Dhjetor 1948.
Konventa Evropiane e Mbrojtjes Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore,Romë 4.11.1950.
Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, nenet 39-53.
Ligji nr. 8788, Datë: 07. 05. 2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, i ndryshuar.
Aktin e Themelimit
Statutin e “ESTIA – DROPULL”
Legjislacioni në fuqi
NENI 2 IDENTITETI I SHOQATËS
- “SHOQATA ESTIA – DROPULL” (në vijim SH.E.D )ka siglën, simbolin dhe vulën e saj, të cilat e identifikojnë atë.
- Sigla, simboli dhe vula e Shoqatës miratohen me Vendim të Bordit Drejtues
- Simboli dhe sigla e Shoqatës janë: një shtëpi ku janë të vizatuar dy të rritur të kapur përdore me një fëmijë dhe që nën ta mban mbishkrimin në greqisht që përkthehet “ prehëri më I ngrohtë”
- Vula mban mbishkrimin: “ ESTIA DEROPOLIS” ( me gërma të gjuhës greke ), si edhe logon e miratuar nga Bordi Drejtues
- Personi që do të përfaqësoj SHOQATËN ESTIA DROPULL, në cdo institucion shtetëror, privat apo të huaj do të jetë Kryetarja e Nderit të Shoqatës Znj. OLLGA JANI PAGUNA.
Në mungesë të saj ose e deleguar nga Kryetarja e Nderit të Shoqatës përfaqësimi do të bëhet nga Nënkryetari, ndonjë anëtar e Bordit Drejtues ose cdo person tjetër fizik i autorizuar nga Kryetarja e Nderit të Shoqatës. - SHOQATA “ ESTIA DROPULL “ ka cilësinë e një subjekti juridik dhe rregjistrohet në organet kompetente të Republikës së Shqipërisë për rregjistrimin e organizatave dhe Shoqatave civile.
- SHOQATA “ ESTIA DROPULL “ do të bashkëpunojë në interes të kujdesit dhe mbrojtjes të të drejtave si dhe do të ndihmojë fëmijët jetimë, gratë në nevojë, nënat e vetme, gratë me të ardhura të pakta, gratë me probleme shëndetësore etj.
Për të plotësuar qëllimin dhe objektivat e saj Shoqata do të bashkëpunojë me të gjitha shoqatat dhe organizatat korresponduese vendore dhe ndërkombëtare. - Për rregjistrimin e SHOQATA “ ESTIA DROPULL “ , në gjykatë autorizohet të jetë Znj. Gentiana Vasil Qendro.
NENI 3 THEMELUESIT E SHOQATES
Themeluesit e Shoqatës janë:
Nr | Emri – Mbiemri | Atësia | Mëmësia |
1 | Ollga Paguna | Jani | Agllaia |
2 | Llazo Joti | Mihal | Eli |
3 | Melpomeni Dhima | Koco | Vasilika |
4 | Kasjani Ngjelo | Guri | Marina |
5 | Mite Mejdi | Spiro | Kostando |
6 | Valentina Suxho | Llambi | Kasjani |
7 | Vitoria Ngjelo | Vasil | Jeorgjia |
8 | Vangjel Qirushi | Andoni | Kanella |
9 | Gentjana Qendro | Vasil | Lluiza |
NENI 4 SELIA E SHOQATES
- Shoqata e ka selinë në adresën: Vanistër – Dropull I Poshtëm , Gjirokastër, Shqipëri.
- Me Vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve për arritjen e qëllimeve të saj, Shoqata mund të hapë/ krijojë degët e saj, të delegojë zyra apo të emërojë përfaqësues edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe jashtë vendit ku ajo ushton veprimtarinë e saj dhe zbaton projekte.
– Për krijimin e një dege nevojiten së paku 4 (katër) anëtarë.
– Emërtimi i degës do të bëhet në formën “ ESTIA DROPULL/ Emri i qytetit – Shteti “
NENI 5 KOHËZGJATJA
- SHOQATA “ ESTIA DROPULL “ krijohet për një afat të pacaktuar.
- Përfundimi apo kufizimi i veprimtarisë së saj bëhet me Vendim të motivuar të Asamblesë së
Përgjithshme të Anëtarëve ose për shkaqe të shfaqjes së forcave madhore të caktuara sipas
legjislacionit në fuqi.
– Viti shoqëror për periudhat pasardhëse do të jetë si viti kalendarik, duke filluar nga data: 1
Janar deri më datë: 31 Dhjetor.
NENI 6 QËLLIMI, MISIONI DHE FUSHA E VEPRIMTARISË
Shoqata ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj duke kontribuar sadopak në përmirësimin e jetës së fëmijëve jetimë, të fëmijëve të sëmurë, të atyre që rriten me një prind, të fëmijëve që rriten në familje me probleme si dhe të vijë në ndihmë të të gjitha grupeve në nevojë të cilat I përkasin minoritetit Grek në Shqipëri.
Rritja e vetëdijes së tyre për rolin dhe të drejtat që kanë në shoqëri dhe familje nëpërmjet fushatave sensibilizuese.
Kundërshtimi I të gjitha formave të dhunës të ushtruara mbi to.
Nxitja dhe përfshirja e grave në ekonominë e tregut nëpërmjet inkurajimit dhe në bashkëpunim me organizata të tjera të ngjashme.
Të ofrojë ndihma në ushqime, veshmbathje etj për femrat kryefamiljare me të ardhura të pakta, por jo vetëm.
- Fusha e veprimtarisë së Shoqatës “ ESTIA DROPULL “” është:
- Ofrimi i shërbimeve, mbështetje sociale dhe këshillime për gratë dhe fëmijët e minoritetit grek duke ndihmuar në integrimin psikosocial dhe ekonomik të tyre.
- lufta kundër dhunës ndaj vajzave, fëmijëve, grave, të minoritetit grek, dhënia e asistencës për viktimat e dhunës si dhe negocimi në zgjidhjen e konflikteve.
- Misioni I Shoqatës “ ESTIA DROPULL ” është:
- Të përfaqësojë interesat jetike dhe ekonomike të vajzave, grave dhe fëmijëve, në nevojë që I përkasin minoritetit Grek brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
- Të zhvillojë takime, mbledhje dhe diskutime lidhur me cështjet shëndetësore dhe ekonomike me të gjitha palët e interesit duke përfshirë qeverinë dhe opinione të tjera
- Të mbrojë interesat e jetike dhe ekonomike të vajzave, grave dhe fëmijëve, në nevojë që I përkasin minoritetit Grek brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
- Te kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin social të vajzave, grave dhe fëmijëve, në nevojë që I përkasin minoritetit Grek brenda territorit të Republikës së Shqipërisë .
- Të jetë pjesë aktive e diskutimeve në nivele lokale vendim marëse përsa I përket diskutimeve të lidhura me përmirësimin e kushteve të jetës dhe ofrimin e ndihmës sociale për vajzat, gratë dhe fëmijët, në nevojë që I përkasin minoritetit Grek brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
- Nxitje të organeve të pushtetit vendor për hartimin e politikave sociale në shërbim të kësaj kategorie të sh.oqërisë
h) Bashkëpunimi me strukturat vendore e shtetërore veprimtaria e të cilave është e lidhur me shërbimet sociale për përsonat në nevojë. - Kërkesa për pjesëmarrje me cilësinë e grupeve të interesit të shoqërisë civile në hartimin e akteve të Organeve të Administratës Publike , të kontratave administrative publike dhe akteve reale sipas K.Procedurave Administrative.
- Bashkëpunimi efektiv me Shoqatat, Qendra e Fondacionet, që ndjekin mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si ato qëndrore dhe lokale, në luftën efikase kundër papunësisë, varfërisë dhe dhunës për vajzat, gratë, fëmijët që I përkasin minoritetit Grek
- Përkrahja e zhvillimit dhe bashkëpunimit midis shoqatave simotra jashtë vendit
- Shoqata duke qenë e legjitimuar mbështetet në Kushtetutë, Ligjin për organizatat jofitimprurëse, Kodin Civil, Kodin e Procedurave Administrative. Ajo ka të drejtë të bëjë kërkesa në të gjitha organet e administratës publike të pushtetit qëndror e vendor dhe enteve publike, personat fizik dhe juridik , me qëllimin e përmbushjes së objektivave të shoqatës dhe që do ti shërbejnë për zhvillimin e aktivitetit të saj të parashikuar, në Statutin dhe Vendimin e Regjistrimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; organe të cilat duhet ti përgjigjen këtyre kerkesave sipas kompetencave, brenda afateve ligjore.
- Çdo veprim që cënon misionin e Shoqatës dhe veprimtarinë e qëllimin e saj sipas përcaktimeve në këtë statut konsiderohet prekje të interesit të drejtëpërdrejtë, të sigurt dhe vetiak të shoqatës, dhe që e legjitimojnë atë të bëjë kërkesa e ankesa në të gjitha organet e administratës publike e jopublike, Gjykatave, Prokurorisë, Policisë Gjyqësore, Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, në mënyre të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të personave fizik e juridik të parashikuara në Kushtetutën e R.Shqipërisë.
- Rritja e vetëdijes së vajzave dhe të grave minoritare për rolin dhe të drejtat që kanë në shoqëri dhe familje nëpërmjet fushatave sensibilizuese.
NENI 7 OBJEKTIVAT
“ SHOQATA ESTIA DROPULL ” gjatë veprimtarisë së saj, do të ndjekë objektivat e mëposhtme:
Ndërgjegjësimi I femrës minoritare përmes aktiviteteve lokale për arsimim dhe ngritje të nivelit arsimor dhe ekonomik
Kryerjen e veprimtarive bamirëse, humanitare.
Shtimi I përpjekjeve dhe angazhimeve për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të femrës dhe fëmijëve të minoritetit grek.
Mbrojtje e të drejtave të gruas, arsimimin dhe ngritjen e vetëdijes për të drejtat dhe rolin e saj në familje e shoqëri.
T’u ofrojë ndihmë konkrete të rinjve si ta shfrytëzojnë kohën e lirë, energjinë dhe talentin e tyre në mënyrë pozitive.
NENI 8 AKTIVITETE TË SHOQATËS
SHOQATA “ ESTIA DROPULL”, në përputhje me këtë statut dhe ligjet në fuqi mund të organizojë aktivitete të tilla, si:
- Organizimin e aktiviteteve bamirëse duke mbledhur të dhëna dhe informacione për gratë në nevojë ekonomike, nga ndonjë katastrofë natyrore apo nga varfëria. Mjetet e dhuruara nga donatorë të ndryshëm do të shpërndahen mbi bazën e prioriteteve emergjente,
- Programe për edukimin e gruas: studimi dhe evidentimi i problemeve sociale, kulturore, ligjore dhe ekonomike, që kanë të bëjnë me gruan, sensibilizimi mbi këtë bazë i organizmave qeveritare dhe joqeveritarë për situatën reale rreth problemeve të gruas dhe gjetjen e rrugëzgjidhjeve të duhura për integrimin e saj në shoqëri
- Shfrytëzimin e mediave të ndryshme të shkruara dhe elektronike, siç janë gazetat revistat, televizioni, audio dhe video- kasetat, interneti, posta elektronike, shërbimet online informative
- përgatitja e programeve edukative ndihmëse për femrat, të cilat kanë nevojë për punë të tilla
- Organizimin e ekspozitave të ndryshme dhe piknikëve dhe pjesëmarrje të gjerë në to me qëllim promovimin të qëllimit dhe objektivave të shoqatës bashkëpunim dhe koordinim të punëve me organizata tjera, të cilat punojnë për realizimin e qëllimeve të ngjashme
- Programe për shëndetin dhe sportin
- Programe për vetpërkrahjen e komunitetit
- Shërbime për konsultime e këshillime familjare
- Bashkëshortore dhe probleme të tjera sociale si dhe krijimin e zyrave konsultative për këtë qëllim
- Krijimin e një faqeje informative në internet, etj.
NENI 9 VIZIONI I SHOQATËS “ ESTIA DROPULL”
Vizioni ynë është shoqëria e individëve dhe komunitetit të shëndoshë që bazohet në shërbimet sociale, që ngrejnë dhe forcojnë përgjegjshmërinë e individit, dinjitetin njerëzor, gjendjen morale dhe rrit cilësinë e jetës për të gjithë individët të cilët janë subjekte të veprimtarisë së Shoqatës.
SHOQATA “ ESTIA DROPULL” do të angazhojë të gjithë potencialet që të arrijë këtë vizion duke bërë shërbime të kujdesit cilësor farmaceutik të cilat do të bazohen në praktikë të farmacisë së mirë.
NENI 10 ORGANET DREJTUESE TE SHOQATES
Organi më i lartë i vendimarrës i “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” –së është Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve.
Organet e tjera ekzekutive të ““SHOQATA “ ESTIA DROPULL”” –së janë:
Bordi Drejtues;
Bordi Mbikqyrës Financiar;
Kryetari.
Nenkryetari
Organet në nivel territorial
Në organet drejtuese mund të zgjidhen vetëm anëtarët e shoqatës.
NENI 11 ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E ANËTARËVE DHE KOMPETENCAT E SAJ
Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve është organi më i lartë vendimarrës i
“SHOQATA “ ESTIA DROPULL” –së dhe nuk mund të ketë më pak se pesë anëtarë.
- Asambleja e Përgjithshme mblidhet së paku 2 (dy) herë në vit, me pjesmarrjen e më shumë se ½ së anëtarëve të plotë të saj e thirrur nga Kryetari/ja.
- Asambleja e Përgjithshme mund të jetë edhe e jashtëzakonshme .
- Asambleja e Përgjithshme merr vendime mbi:
Asambleja e Përgjithshme ka të gjitha fuqitë për administrimin e zakonshëm e të jashtëzakonshëm të Shoqatës në mënyrë që të mund të realizojë qëllimet e saj institucionale, si dhe fuqinë që I jep ligji dhe statuti
- Përcaktimin e mënyrës së miratimit të ndryshimit të statutit, të aktit të themelimit dhe të rregullave të brendshme.
- Përcaktimin e fushave dhe programet e veprimtarisë, si dhe mbikëqyr e kontrollon rregullisht realizimin e tyre.
- Hapjen e degëve të Shoqatës dhe të emërojë përfaqësues edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe jashtë vendit.
- Nxjerrjen e normave për rregullimin e veprimtarisë, të organizimit dhe strukturës së shoqatës.
- Shyqrton çështjet ekonomike, financiare dhe të administrimit.
- Miraton aktet më të rëndësishme në lidhje me buxhetin e shoqatës jofitimprurëse dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm.
- Miraton pasqyrat financiare që paraqiten nga organi ekzekutiv, ku jepen me hollësi burimet materiale e financiare, përdorimet e tyre dhe pasuritë e shoqatës.
- Kontrollon rast pas rasti shpenzimet financiare të kryera nga shoqata gjatë realizimit të veprimtarisë së saj, duke përfshirë edhe ato të kryera për veprimtari të përbashkëta me organizata të tjera.
- Zgjedh ose emëron dhe shkarkon anëtarët e organit më të lartë ekzekutiv.
- Krijon komitete dhe organizma të posaçme për zhvillimin e veprimtarisë së shoqatës.
- Vendos rregullat për bashkimin dhe ndarjen e shoqatës.
- Përcakton mënyrën e përfaqësimit ligjor të shoqatës.
- Përcakton rregullat për likuidimin dhe destinimin e pasurisë pas mbarimit të shoqatës.
- Miraton pranimin e anëtarëve të rinj ose përjashtimin e anëtarëve ekzistues.
- Përcaktimin e masës së kuotizacioneve dhe periodicitetin e afatet e pagimit të tyre.
- Themelimin, shpërndarjen, bashkimin ose transformimin e SHOQATA “ ESTIA DROPULL” në një organzatë të një forme tjetër me shumicën e anëtarëve.
- Anëtarësimin e SHOQATA “ ESTIA DROPULL” në shoqata dhe organizma të tjerë, të vendit dhe të huaja.
- Vendos edhe për çështje të tjera të parashikuara shprehimisht në ligj ose në statut.
Votimi:
- Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve merr vendime me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të plotë, në prani të jo më pak se ½ -ës së anëtarëve të saj.
- Vendimet për ndryshime në statut, shkarkimin, përjashtimin e anëtarëve si dhe shkrirjen e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” –së, merren me 2/3 –tën e votave të të pranishmëve.
- Për krijimin e një dege të shoqatës nevojiten së paku 4 (katër) anëtarë.
- Votimi kryhet në mënyrë të fshehtë, me parimin “1 anëtar, 1 votë”.
NENI 12 THIRRJA E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË ANËTARËVE
Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve thirret nga Kryetarja e Shoqatës, e cila ju dërgon anëtarëve njoftimin për datën e Mbledhjes, të paktën 15 (pesëmbëdhjetë) ditë përpara datës së caktuar për mbajtjen e saj.
Thirrja e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve e cila duhet të përmbajë rendin e ditës, vendin, ditën dhe orën e mbledhjes, bëhet me letër rekomande, telefaks, ose postë elektronike.
Mbledhja e Jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve mund të thirret nga Kryetarja e Shoqatës, në zbatim të Vendimit të Bordit Drejtues ose me kërkesën e të paktën 1/5 –ës së numrit të përgjithshëm të anëtarëve të plotë, por sidoqoftë, jo më pak se 5 anëtarë të plotë.
Nëse në orën e caktuar për Mbledhjen e Asamblesë së Përgjitshme janë të pranishëm më pak se ½ e anëtarëve të plotë, mbledhja do të fillojë 1 orë me vonesë. Nëse ky kuorum nuk arrihet, mbledhja do të caktohet në një datë tjetër, brenda 30 ditëve.
Përveç mbledhjeve standarde lejohet edhe forma virtuale e mbledhjeve, përmes postës elektronike ose Internetit, veçanërisht në raste emergjente dhe këto mbledhje kanë po të njëjtën vlerë me mbledhjet e zakonshme.
Procesverbali i Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme firmoset nga mbajtësi i protokollit dhe drejtuesi i mbledhjes e më pas duhet të rregjistrohet në protokoll.
Vendimet e Asamblesë merren nga shumica e pranishme, këto vendime janë të vlefshme në mbledhjen pasardhëse, cilido të jetë numri i pjesëmarësve në të.
NENI 13 BORDI DREJTUES
Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatws “ ESTIA – DROPULL”-së zgjedh për një afat 4 (kater) vjeçar, Bordin Drejtues të përbërë nga :
Kryetari;
Nënkryetari;
Sekretari;
Financieri dhe
Një Anëtar i plotë.
Nga mbledhja e parë u zgjodh Bordi Drejtues, i cili përbëhet nga këta anëtarë.
Ollga Paguna
Valentina Suxho
Gentjana Qendro
Llazo Joti
Mete Mejdi
Vito Ngjelo
Kasiani Ngjelo
Vangjel Qirushi
Kryetari/ja i “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” së është njëkohësisht edhe K Save ryetar/e i Bordit Drejtues. Në mbledhjen themeluese të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” u zgjodh si Kryetar i Shoqatës dhe i Bordit Drejtues Znj OLLGA JANI PAPAGUNA dhe si Nënkryetar/e e shoqatës dhe e Bordit Drejtues Znj. VALENTINA SUXHO.
NENI 14 MBLEDHJET E BORDIT DREJTUES
Mbledhjet e Bordit Drejtues zhvillohen sipas nevojës. Ato thirren nga Kryetari ose Nënkryetari.
Bordi drejtues merr vendime të vlefshme nëse janë të pranishëm të paktën 3 (tre) anëtarë të tij. Vendimet merren me shumicë votash.
Nëse një anëtar i Bordit Drejtues nuk merr pjesë në 3 mbledhje të njëpasnjëshme të Bordit Drejtues për një periudhë jo më të shkrutër se 1 (një) vit, ai nuk do të jetë më anëtar i Bordit Drejtues. Për zëvendësimin e anëtarit të larguar, Bordi Drejtues emëron një anëtar të ri deri në Mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme, ku konfirmohet anëtari i zgjedhur nga Bordi Drejtues ose zgjidhet një anëtar tjetër në Bordin Drejtues.
Procedurat e treguara në pikat 2 dhe 3 të këtij neni nuk mund të zbatohen për më shumë se dy anëtarë të Bordit Drejtues. Në këtë rast duhet zgjedhur një Bord i ri Drejtues, i cili del nga Mbledhja e Jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve.
NENI 15 KRYETARI I BORDIT DREJTUES
Kryetari i Bordit Drejtues ka për detyrë të:
Të thërresë e të drejtojë mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme
Të përfaqësojë “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” sipas ligjit dhe Statutit në të gjitha debatet ku ajo është e ftuar si grup interesi
Të drejtojë aktivitetin e Shoqatës
Të mbikqyrë administrimin në koordinim me këshilltarët e tjerë
Të kujdeset për ekzekutimin e vendimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve
Të firmosë aktet administrative- kontabël, në disa raste së bashku me nënkryetarin/en e Shoqatës.
Në rast mungese të tij funksionet e Kryetarit i kryen nën kryetari.
NENI 16 KOMPETENCAT E BORDIT DREJTUES
Bordi Drejtues ka këto kompetenca:
1. Përgatit programin e punës dhe raportin vjetor dhe ia paraqet këtë Asamblesë së Përgjithshme për miratim.
Zbaton vendimet e Asamblesë së Përgjithshme .
Siguron mbarëvajtjen financiare të organizatës dhe ushtrimin e veprimtarisë së saj në përputhje me qëllimin e deklaruar .
Ngre komisione, organizma e forume dhe vendos mbi çështje të veprimtarisë së Shoqatës, përveç atyre që janë kompetencë e Asamblesë së Përgjithshme .
Përfaqëson organizatën në marrëdhënie me të tretët dhe për kohën që nuk është i mbledhur këtë detyrë ja delegon Kryetarit të Bordit .
Miraton hartimin e Rregullores së brendshme dhe etikës të Shoqatës ose ja delegon kryetarit të shoqatës .
Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar në këtë statut apo të ngarkuar nga A Save sambleja e Përgjitshme e Anëtarëve.
NENI 17 BORDI MBIKQYRËS FINANCIAR
Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës zgjedh Bordin Mbikëqyrës për një periudhë 3 (tre) vjeçare.
Bordi Mbikëqyrës Financiar përbëhet nga 3 (tre) anëtarë dhe votohen nga Asambleja e Pergjithshme e Anetareve, me mbi ½ e votave.
Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës nuk mund të jenë njëkohësisht edhe anëtarë të Bordit Drejtues.
Bordi Mbikëqyrës Financiar ushtron funksionin e tij deri në Asamblenë e ardhshme
Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës zgjedhin nga radhët e tyre, Kryetarin e Bordit Mbikëqyrës.
Mbledhjet e Bordi Mbikëqyrës thirren nga Kryetari i Bordit Mbikëqyrës.
Mbledhja e parë, pas zgjedhjes së Bordit Mbikëqyrës thirret nga anëtari i Bordit Mbikëqyrës me moshë më të madhe.
Nëse një anëtar i Bordit Mbikëqyrës nuk merr pjesë në 3 mbledhje të njëpasnjëshme të Bordit Mbikëqyrës për një periudhë jo më të shkurtër se 1 (një) vit, ai nuk do të jetë më anëtar i Bordit Mbikëqyrës dhe Bordi Mbikëqyrës emëron një anëtar të ri, deri në Mbledhjen e Përgjithshme të ardhshme ku konfirmohet Anëtari i zgjedhur nga Bordi Mbikëqyrës ose zgjidhet një anëtar tjetër në Bordin Mbikëqyrës.
E njëjta procedurë zbatohet nëse mandati i një anëtari të Bordit Mbikëqyrës përfundon sipas këtij Statuti.
Procedurat e treguara në paragrafin 7 të këtij neni nuk mund të zbatohen për më shumë se 1 Anëtar të Bordit Mbikëqyrës.
Në këtë rast duhet zgjedhur një Bord Mbikëqyrës i ri nga Mbledhja e Jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme.
NENI 18 KOMPETENCAT E BORDIT MBIKQYRËS FINANCIAR
Bordi Mbikqyrës Financiar ka këto kompetenca:
- Mbikqyr aktivitetin e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” –së duke percaktuar strategjine e kontrollit rast pas rasti, duke patur te drejten e investigimit te dokumentave te kontabilitetit te shoqates.
- Njofton Bordin Drejtues mbi parregullsitë në veprimtarinë e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” dhe propozon masat për eleminimin e tyre.
- Në mbledhjen e rradhës së Asamblesë së Përgjithshme, Kryetari i Bordit Mbikqyrës mban raportin e tij për vitin e mëparshëm.
- Bordi Mbikëqyrës Financiar ka te drejten e kontrollit per aktivitetin financiar te kryer nga ana e BD.
- Për çdo parregullsi që bie ndesh me Statutin, Programet dhe Rregulloret e miratuara nga organet drejtuese ose nga marreveshjet me donatoret ky BDF ka të drejtë të paraqesë një kërkesë për rivlerësim.
- Kërkesa bëhet me shkrim dhe duhet shqyrtuar në mbledhjen e radhës.
- Në analizën përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme është e detyrueshme prania e një perfaqësuesi të BDF -së.
- Kur BDF gjykon se vendimi i marrë është i parregullt dhe cënon rëndë parimet e shoqatës ai mund të kërkojë edhe thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme ose të anëtarëve të shoqatës.
NENI 19 KRYETARI I SHOQATËS
Kryetari i Shoqatës thërret dhe drejton Asamblenë e Përgjithshme te Anetareve.
Kryetari i Shoqatës do të jetë njëkohesisht dhe Kryetari i Bordit Drejtues.
Në mungesë të tij, Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve drejtohet nga Nënkryetari, në përputhje me kompetencat e parashtruara në këtë Statut.
Kryetari i Shoqatës përfaqëson Shoqatën në marrëdhënie me të tretët. Nëse për arsye të ndryshme nuk është i disponueshëm, ai ia kalon këtë të drejtë Nënkryetarit, me anë të një dokumenti të shkruar, ku përcakton shprehimisht kompetencat, që ka deleguar dhe shtrirjen kohore të vlefshmërisë së delegimit .
Përfaqëson organizatën në marrëdhënie me subjektet, persona juridik ose fizikë private ose publike, të tilla si donatorë, apo subjekte të tjera private, si dhe me të gjitha nivelet e qeverisjes që rregullojnë e mbështesin veprimtarinë e organizatës .
Kryetari i “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” –së, ka dhe këto të drejta dhe detyrime:
Administrimin e veprimtarisë së përditshme të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”, në zbatim të statutit, vendimet e Asamblesë së Përgjithshme, Bordit Drejtues dhe legjislacionit në fuqi;
Raporton dhe jep llogari përpara Bordit Drejtues, sa herë që i kërkohet;
Lidh kontratat e punës me stafin e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”–së, duke përdorur metodën e konkurimit të hapur e të lirë, sipas kritereve të përcaktuara nga Bordi Drejtues;
Hyn në marrëdhënie me organizma të tjera vendase dhe të huaja;
Thërret mbledhjet e Bordit Drejtues;
Thërret dhe kryeson punimet e Asamblesë së Përgjithshme;
I propozon Bordit Drejtues planin e aktiviteteve të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”;
Autorizon veprimet financiare të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”;
Firmos vendimet e Bordit Drejtues dhe korrespondencën e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”;
Kohëzgjatja e qëndrimit në detyrë të kryetarit të shoqatës është 4 (katër) vjecar, me të drejtë rizgjedhjeje;
Pas përfundimit të mandatit, ish kryetari i parizgjedhur në këtë detyrë, vijon të mbetet anëtar bordi, për pjesën e mbetur të mandatit të këtij organi kolegjial;
Kryen dhe detyra të tjera të deleguara nga Asambleja e përgjitshme ose bordi drejtues;
Në rastet kur kryetari jep dorëheqjen apo largohet nga shoqata për arsye të tjera, Bordi Drejtues i mbledhur nga Nënkryetari thërret Asamblenë e Përgjithshme në mbledhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri.
NENI 20 NËNKRYETARI
Nënkryetari i “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” zëvendëson Kryetarin dhe ushtron funksionet e Kryetarit, në mungesë të këtij të fundit.
Kompetencat specifike të Nënkryetarit të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” përcaktohen dhe zgjerohen nga Bordi Drejtues në mungesë të Kryetarit, por pa tejkaluar kompetencat e këtij të fundit.
Vendimet e Nënkryetarit të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” mund të humbin vlefshmërinë pas kontrollit të bazueshmërisë së tyre me këtë statut nga Kryetari dhe Bordi Drejtues.
Mandati i Nënkryetarit të shoqatës është 4 (kater) vjeçar.
NENI 21 SEKRETARI
Sekretari është përgjegjës për dokumentacionin dhe veprimet administrative të shoqatës.
Ai përpilon dhe ruan gjithë dokumentacionin, që vërteton veprimtarinë e shoqatës.
Sekretari është përgjegjës për administrimin dhe ruajtjen e vulës së shoqatës.
Sekretari mban dhe administron protokollet e mbledhjeve, të Asamblesë Përgjithshme, Bordit Drejtues dhe të organizuara nga Kryetari i Shoqatës.
NENI 22 PËRFUNDIMI I MANDATIT DHE SHKARKIMI
Mandati i anëtarëve drejtues të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” fillon në përfundim të seancës së Mbledhjes së Asamblesë së Përgjitshme, që i ka zgjedhur dhe mbaron në seancën e Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme kur bëhen zgjedhjet e anëtarëve të rinj të organizmave drejtues.
Përjashtim bëjnë ata anëtarë të organizmave drejtues, që janë shkarkuar nga detyra para mbarimit të mandatit. Në këtë rast ata largohen menjëherë pas vendimit të shkarkimit.
NENI 23 FINANCIERI
Financieri është përgjegjës vetëm për financat e shoqatës.
Ai kryen dhe regjistron të gjitha veprimet financiare të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”.
Financieri sugjeron buxhetin e shoqatës, si dhe përgatit raportin financiar për Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme.
NENI 24 BURIMET E FINANCIMIT
Burimet e të ardhurave të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” do të jenë:
Kuotizacionet e anëtarëve.
Kuotat e pjesëmarrjes në aktivitetet e ndryshme.
Grante, sponsorizime apo dhurata.
Donacione nga institucione qeveritare dhe joqeveritare.
Kontributet vullnetare nga anëtarët.
Të ardhura të tjera nga veprimtaritë joftimprurëse të shoqatës në përputhje me ligjin.
Në çdo rast, evidentimi i këtyre mjeteve financiare dhe hartimi i dokumentacionit përkatës është i detyrueshëm sipas legjislacionit në fuqi.
Të ardhurat futen në arkën e shoqatës me document të rregullt në dy kopje një prej të cilave ruhet në financën e shoqatës dhe tjetra I jepet paguesit.
NENI 25 DISPOZITAT FINANCIARE
Viti financiar:
Fillon më datë: 01 Janar dhe përfundon më datë: 31 Dhjetor.
Viti i parë nis nga data në të cilën Shoqata është njohur ligjërisht e deri në fund të po atij viti, më datë: 31 Dhjetor.
Kontabiliteti:
Do të funksionojë në respektim të rregullave të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar në fuqi.
Bordi Mbikqyres Financiar i përdor të ardhurat aktive të mundshme, duke i derdhur në fondin rezervë ose duke i investuar në aktivitete, që janë objekt i Shoqatës.
Paraqitja e Bilancit:
Bilanci Vjetor i paraqitet Asamblesë së Përgjithëshme nga Bordi Mbikqyrës Financiar, i cili përgatit një relacion për anëtarët mbi aktivitetet financiare të Shoqatës.
Inventari, bilanci dhe relacioni i Bordi Mbikqyrës Financiar vihet në dispozicion të anëtarëve, në selinë e Shoqatës, 2 (dy) javë përpara mbledhjes se Asamblesë se Pergjithshme.
Raportimi:
Shoqata do të ndjekë skema të sakta të raportimit të aktivitetit të vet ekonomik dhe financiar, në rastet kur duhet të administrojë dhe të përgjigjet për financime, që vijnë nga burime të treta, publike apo private qofshin ato.
NENI 26 NDALIMI I SHPËRNDARJES SË FITIMIT
Fitimet e realizuara nga veprimtaria e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” do të përdoren në mënyrë ekskluzive për zbatimin dhe zgjerimin e objektit të veprimtarisë së Shoqatës, në përputhje me qëllimin e krijimit të saj;
Shpërndarja e fitimit gjatë aktivitetit të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” është e ndaluar.
Çdo veprim i kundërt është i pavlefshëm dhe sjell përgjegjësi sipas ligjit.
NENI 27 ADMINISTRIMI FINANCIAR
Administrimi i pasurive të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” bëhet në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.
Shoqata ka llogarinë e saj bankare, të celur sipas urdhrave të Bordit Drejtues dhe të deleguara Kryetarit / Nën kryetarit të shoqatës.
Bordi Drejtues përgatit raporte të detajuara mbi administrimin e pasurive të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” të cilat i paraqiten në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme çdo 3 (tre) muaj.
NENI 28 VEPRIMET FINANCIARE
Veprimet financiare të Shoqatës kryhen sipas rregullave të vendosura me ligj. Bordi Drejtues i “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” mbikqyr kryerjen e veprimeve financiare.
Pasqyrat financiare të organizatave jofitimprurëse publikohen në përputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare.
NENI 29 ANËTARËSIA
Anëtarësia nuk mund të tjetërsohet dhe as të kalohet me anë të trashëgimisë.
Numri i anëtarëve nuk është I kufizuar. Mund të marrin pjesë në Shoqatë të gjithë
përsonat juridikë e fizikë që kanë aftësi dhe interes për të kontribuar në arritjen e
qëllimeve të saj .
Cdo anëtar i “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” do të rregjistrohet në rregjistrin e Shoqatës. Në rregjistër do të pasqyrohen të dhënat individuale të anëtarit si dhe do të bëhën shënimet përkatëse për vendime të ndryshme që mund të merren për secilin anëtar .
Anëtarët e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” janë baza dhe themeli i cdo vendim-marrjeje .
Anëtarësimi në “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” ndërpritet:
a) Me largimin vullnetar
b) Me përjashtim nëpërmjet një vendimi të arsyetuar të Asamblesë së Përgjithshme.
c) Vdekja
d) Anëtari i “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” dënohet me heqje lirie me vendim të plotfuqishëm të gjyqit për vepër penale
e)Nëse me veprimet dhe sjelljet e veta dëmton imazhin dhe nderin e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”
f)Nëse dëmton parimet etike të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” .
Pagesa e anëtarësisë bëhet për një vit paraprakisht .
Nëse anëtari nuk ka bërë pagesën për vitin paraprak, pushon së qenuri anëtar i
“SHOQATA “ ESTIA DROPULL”.
Rianëtarësimi mund të bëhet vetëm mbas pagesës së detyrimit të mbetur
Pagesa e kuotës së anëtarësimit mund të kryhet në të tre mënyrat, kesh në selinë e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”, Urdhër – pagese, Cek banke. Këto dy mënyrat e fundit duhet të jenë të adresuara për “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” dhe të derdhen në numrin e llogarisë së të SHOQATËS
Anëtarët e SHOQATES do të identifikohen nëpërmjet kartës së anëtarësimit në të cilën do të bëhen shënimet përkatëse të pagesës së kuotës së anëtarësimit.
Kuota vjetore për anëtarësimin është 200 lekë në muaj e cila do të bëhet për 12 muajt e vitit gjatë muajit Janar të vitit kalendarik.
Shoqata sipas nevojës mund të ndryshojë vlerën e kuotës vjetore. Ky ndryshim bëhet vetëm nga organi më I lartë I shoqatës, mbledhja e përgjithshme me më shumë se 50% të votive të anëtarëve të pranishme në mbledhje.
NENI 30 PËRBËRJA E ANËTARËSISË
Anëtarësia e Shoqatës përbëhet nga:
Persona fizik dhe persona juridik, me të drejta dhe detyrime të plota, më poshtë referuar si anëtarë të plotë.
Anëtarë vullnetarë, persona fizik dhe juridik brenda dhe/ose jashtë vendit, të cilët ndihmojnë shoqatën financiarisht dhe intelektualisht, por nuk kanë të drejtën e votës dhe detyrimin për të paguar kuotizacione.
NENI 31 PROCEDURA E ANËTARËSIMIT
Anëtarësimi në Shoqatë është vullnetar.
Çdo individ, madhor dhe me zotësi te plote juridike për të vepruar, mund të aplikojë për t’u anëtarësuar në “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”.
Për tu anëtarësuar, fillimisht, personat që dëshirojnë të anëtarësohen duhet të plotësojnë një formular, i cili përmban të dhëna, që verifikojnë statusin e aplikantit dhe njohjen e tij me statutin e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” -së. të drejtën për miratimin paraprak të aplikimeve për anëtarësim e ka Bordi Drejtues, vendimet e të cilit miratohen në formë përfundimtare nga Mbledhja e Përgjithshme.
Pas anëtarësimit, këta persona duhet të paguajnë kuotën vjetore të anëtarësimit, e cila përcaktohet nga Mbledhja e Përgjithshme dhe të regjistrohen në listën e anëtarëve, sipas një Regjistri të paracaktuar me këtë funksion.
NENI 32 KRITERET
Anëtari i plotë i “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” mund të jetë cilido, që krahas kushteve të parashikuara nga Neni 22 i këtij Statuti, plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranon Statutin e Shoqatës;
Ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç dhe ka zotësi të plotë për të vepruar.
Mbedhja e Përgjithshme mund të përcaktojë edhe kritere të tjera më specifike për dhënien e Statutit të anëtarit të plotë.
NENI 33 TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ANËTARËVE
Të drejtat dhe detyrat e anëtarit të plotë të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” janë:
Respekton dhe ruan zbatimin e Kodit të Etikës;
Merr pjesë në seancat dhe në vendimmarrjen e Asamblesë së Përgjithshme;
Zgjedh dhe zgjidhet në organet drejtuese të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”
Ndërmerr hapa për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme;
Propozon ndryshime në statutit;
Propozon shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese;
Propagandon aktivitetin e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”
Merr pjesë në plotësimin e objektivave të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”
Merr pjesë në mbledhjet e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”;
Paguan rregullisht kuotat;
Harton raporte mbi aktivitetin e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” ;
Çdo anëtar i Bordit Drejtues mund të paraqesë dorëheqjen e tij, në çdo kohe, nëpërmjet një kërkese me shkrim, kërkesë e cila duhet të paraqitet jo më pak se 3 (tre) muaj përpara.
NENI 34 PËRGJEGJËSIA E DREJTUESVE
Çdo drejtues i shoqatës, gjatë mandatit të tij, është i detyruar të kryejë të gjitha veprimet në interes të shoqatës dhe në përputhje e në zbatim të normave të statutit, si edhe veprimeve e orientimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve.
NENI 35 PËRFUNDIMI I ANËTARËSISË
Anëtarësimi në “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” përfundon:
Me dorëheqjen me shkrim nga vetë anëtari;
Me përjashtimin nga lista e anëtarësisë për shkak të mospagimit të kontributit të anëtarësisë;
Nga tërësia e sjelljeve dhe qëndrimeve, që cënojnë nderin, dinjitetin, figurën, financat dhe reputacionin e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”;
Me vdekjen e anëtarit.
Bordi Drejtues i Shoqatës propozon për përjashtimin nga lista e anëtarësisë së anëtarit, ndërsa Mbledhja e Përgjithshme vendos për përjashtimin nga anëtarësia e tij.
NENI 36 PËRFUNDIMI I MANDATIT DHE SHKARKIMI
Mandati i anëtarëve drejtues të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” fillon në përfundim të seancës së Mbledhjes së Asamblesë së Përgjitshme, që i ka zgjedhur dhe mbaron në seancën e Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme kur bëhen zgjedhjet e anëtarëve të rinj të organizmave drejtues.
Përjashtim bëjnë ata anëtarë të organizmave drejtues, që janë shkarkuar nga detyra para mbarimit të mandatit. Në këtë rast ata largohen menjëherë pas vendimit të shkarkimit.
NENI 37 LICENCIMI
“SHOQATA “ ESTIA DROPULL” si Organizatë jofitimprurëse, për realizimin ose mbështetjen e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së parashikuar në statut, ka të drejtë të ushtrojnë çfarëdo lloj veprimtarie të ligjshme.
Kur ushtrimi i një veprimtarie paraprihet nga nevoja për marrjen e një lejeje ose liçence, Shoqata i paraqet kërkesë organit kompetent, i cili, pasi vëren se ajo i plotëson të gjitha kriteret dhe procedurat përkatëse ligjore, e pajis atë me lejen a liçencën përkatëse.
Një kopje e lejes ose e liçencës së përfituar nga shoqata, e vërtetuar sipas ligjit, depozitohet në regjistrin përkatës të gjykatës.
NENI 38 LEHTËSIMI DHE PËRJASHTIMI NGA DETYRIMET FISKALE
“SHOQATA “ ESTIA DROPULL” pavarësisht nga format e organizimit, qëllimi që ndjek dhe veprimtaritë që ushtron, përjashtohet nga tatimi mbi të ardhurat, që realizon nga dhurimet, grantet, interesat bankarë dhe kuotat e anëtarësisë .
NENI 39 MBIKËQYRJA E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE
Organet kompetente shtetërore kanë të drejtë të mbikqyrin “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”, përsa i përket zbatimit të legjislacionit Shqiptar, të sigurimeve shoqërore, të lejimit të ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, të kontraktimit të ushtrimit të shërbimeve publike e sociale, si dhe për përmbushjen e veprimtarive të tyre me fonde të Buxhetit të Shtetit.
Raportet e kontabilitetit, të hartuara nga “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” për përdorimin e fondeve të donatorëve, si dhe pasqyrat financiare janë objekt kontrolli nga organet tatimore, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave sa herë që është e nevojshme.
“SHOQATA “ ESTIA DROPULL” ka detyrimin të ruajë të dhënat tatimore në përputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
NENI 40 ZOTËRIMET E SHOQATËS
Zotërimet e “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”, përfshijnë fondet e siguruara sipas këtij statuti, pronat të tundshme e të patundshme si dhe të drejtat e pronësisë.
NENI 41 SHPËRNDARJA
Shoqata mund të shpërndahet për këto shkaqe kryesore:
Kur numri i anëtarëve të saj ka mbërritur nën minimumin e caktuar në nenin 24/2 të Ligjit 8788, Datë: 07.05. 2001 (i ndryshuar), pra nën 5 (pesë) anëtarë;
Kur qëllimi i saj është përmbushur apo nuk ka më rëndësi vazhdimësia e aktivitetit të saj;
Kur Shoqata është larguar nga qëllimi i caktuar në statut;
Kur Shoqata ka filluar të kryejë veprimtari të kundërligjshme apo në raste të tjera të përcaktuara nga neni 44 e vijues i Ligjit Nr. 8788, Datë: 07.05. 2001(i ndryshuar);
Shpërndarja e Shoqatës bëhet:
Me vendim te Asamblesë së Përgjithshme, të thirrur posaçërisht, me mbi 2/3 e votave;
Me Vendim të Gjykatës kompetente.
NENI 42 RREGULLORJA E BRENDSHME
Rregullorja e brendshme përcakton mënyrat më të hollësishme të organizimit dhe funksionimit të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”, dhe të organizmave të saj në përputhje me statutin, procedurën e veprimtarisë dhe jetës së brendshme të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” dhe marrëdhëniet e saj me të tretët.
Në rregullore përcaktohen kuotizacionet dhe masa e tyre për çdo anëtar të plotë.
Rregullorja miratohet nga mbledhja e përgjithshme e anëtarëve.
NENI 43 VEPRIME TË NDALUARA DHE ETIKA
Për mbrojtjen e integritetit shoqëror, ekonomik dhe moral të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” ndalohen veprimtaritë e mëposhtme:
Ushtrimi i veprimtarive ekonomiko – financiare, administrative, organizative dhe çdo lloj veprimtarie tjetër jashtë juridiksionit, që përfshin struktura përkatëse përveç se kur kjo autorizohet nga struktura më e lartë;
Kryerja e çdo lloj veprimtarie ekonomiko – financiare, shoqërore jashtë normave të parashikuara nga ligji, statuti dhe aktet, që rrjedhin prej tij;
Asnjë shpenzim nuk mund të bëhet pa qenë i parashikuar më parë në buxhet dhe asnjë buxhet nuk mund të miratohet jashtë strukturave të përcaktuara nga Bordi Drejtues i “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”;
Nxjerrja apo publikimi i të dhënave personale të anëtarëve si dhe të dhëna me karakter konfidencial, që lidhen me ““SHOQATA “ ESTIA DROPULL” dhe veprimtarinë e saj;
Marrja apo dhënia kredi në emër të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL”, strukturave të saj me përjashtim kur kjo autorizohet nga Asambleja e Përgjitshme e Anëtarëve;
Hyrja në marrëdhenie me të tretët në emër të “SHOQATA “ ESTIA DROPULL” ose degëve të saj, për cfarëdolloj arsye, përvec kryetarit apo personave të autorizuar prej Bordit Drejtues;
Nuk pranohen donacione ose financime të shoqëruara me kushte, që do të kufizonin lirinë e saj të vendosjes dhe të veprimit.
NENI 44 ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
Për mosmarrëveshjet, që mund të lindin midis anëtarëve të Bordit Drejtues apo me struktura të tjera të Shoqatës, bëhen përpjekje, që të zgjidhen me mirëkuptim dhe ndërmjetësim ndërmjet tyre. Në të kundërt, ato do t’i paraqiten për zgjidhje Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
NENI 45 DISPOZITA TË FUNDIT
Për çfarë nuk është e shprehur në këtë statut, më pas do të jenë referencë e do të zbatohen dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë dispozita e Kodit Civil, Kreu: II, Pika: B “Shoqata”, si edhe Ligji nr. 9814, Datë: 04. 10. 2007 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, i ndryshuar.
NENI 46
Ky Statut u hartua në 4 (katër) kopje origjinale në gjuhën shqipe, me vlerë të njëjtë ligjore.
Pas leximit dhe gjetjes në rregull, ai nënshkruhet me vullnet të plotë pa vërejtje nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme.
THEMELUESIT :
Themeluesit e shoqatës janë:
Nr | Emri – Mbiemri | Atësia | Mëmësia |
1 | Ollga Paguna | Jani | Agllaia |
2 | Llazo Joti | Mihal | Eli |
3 | Melpomeni Dhima | Koco | Vasilika |
4 | Kasjani Ngjelo | Guri | Marina |
5 | Mite Mejdi | Spiro | Kostando |
6 | Valentina Suxho | Llambi | Kasjani |
7 | Vitoria Ngjelo | Vasil | Jeorgjia |