Me rastin e Festës së Mësuesit, Shoqata “Estia Dropull”, në emër të të gjithë
mësuesve të Dropullit nderoi mësuesin pensionist z Dhimitër Papa, të cilin vizitoi nga
afër në shtëpinë e tij. Eksperienca në bankat e shkollave të z Dhimitër Papa është
shumëvjeçare dhe kontributi i tij në mësimdhënie të brezave të ndryshme është i
pazëvëndësueshëm.
Gëzuar gjithë mësuesve!