Shoqata “ESTIA – DROPULL” është një organizatë e pavarur, jo-qeveritare, jo-fitimprurëse, me personalitet juridik e cila e ushtron veprimtarinë e saj kryesisht në Dropull e në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Shoqata ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj duke kontribuar sadopak në përmirësimin e jetës së fëmijëve jetimë, të fëmijëve të sëmurë, të atyre që rriten me një prind, të fëmijëve që rriten në familje me probleme si dhe të vijë në ndihmë të të gjitha grupeve në nevojë të cilat I përkasin minoritetit Grek në Shqipëri.
Rritja e vetëdijes së tyre për rolin dhe të drejtat që kanë në shoqëri dhe familje nëpërmjet fushatave sensibilizuese. Kundërshtimi I të gjitha formave të dhunës të ushtruara mbi to. Nxitja dhe përfshirja e grave në ekonominë e tregut nëpërmjet inkurajimit dhe në bashkëpunim me organizata të tjera të ngjashme. Të ofrojë ndihma në ushqime, veshmbathje etj për femrat kryefamiljare me të ardhura të pakta, por jo vetëm.
Qëndrojmë në shtëpinë e Estias! Fëmijët që fituan vendin e parë në konkursin “Leximi I një përrale!”
Fëmijët që fituan vendin e parë në konkursin e vizatimit
Fëmijët që fituan vendin e parë në konkursin me krijime për Pashkët!
Urime për Pashkët nga Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z Lambros Kakissis
Urime për Pashkët nga banorët e Dropullit!
Shpërndarje ushqimesh me rastin e Pashkëve në familje në nevojë në Dropull
Shoqata “Estia Dropull” edhe këtë vit me rastin e Pashkëve, shpërndau ushqime të ndryshme në familje në nevojë në disa fshatra të Bashkisë Dropull si: Dervician, Goranxi, Vanistër, Sofratikë, Terihat, Dhuvjan, Goricë, Frashtan, Grapsh, Jeorgucat, Bodrisht,...