Shoqata “ESTIA – DROPULL” është një organizatë e pavarur, jo-qeveritare, jo-fitimprurëse, me personalitet juridik e cila e ushtron veprimtarinë e saj kryesisht në Dropull e në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Shoqata ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj duke kontribuar sadopak në përmirësimin e jetës së fëmijëve jetimë, të fëmijëve të sëmurë, të atyre që rriten me një prind, të fëmijëve që rriten në familje me probleme si dhe të vijë në ndihmë të të gjitha grupeve në nevojë të cilat I përkasin minoritetit Grek në Shqipëri.
Rritja e vetëdijes së tyre për rolin dhe të drejtat që kanë në shoqëri dhe familje nëpërmjet fushatave sensibilizuese. Kundërshtimi I të gjitha formave të dhunës të ushtruara mbi to. Nxitja dhe përfshirja e grave në ekonominë e tregut nëpërmjet inkurajimit dhe në bashkëpunim me organizata të tjera të ngjashme. Të ofrojë ndihma në ushqime, veshmbathje etj për femrat kryefamiljare me të ardhura të pakta, por jo vetëm.
Pjesëmarrjet e fëmijëve në konkursin e vizatimit
Shpallja e konkursit të vizatimit
Një iniciativ e bukur nga Shoqata “Qëndrojmë në shtëpinë e Estias”
Shoqata “Estia Dropull” për të kaluar sa më kreativisht periudhën e karantinimit në shtëpi ka ndërmarrë një iniciativ të bukur për të krijuar një grup aktivitetesh kryesisht për fëmijë me titullin “Qëndrojmë në shtëpinë e Estias”. Në këtë grup do...
Aktivizim interneti FALAS për nxënës që realizojnë mësim on-line
Shoqata “Estia Dropull” ka aktivizuar internet FALAS për 10 nxënës që realizojnë mësim on-line gjatë periudhës së karantinimit në Shkollat Dervician dhe Bularat dhe nuk kishin mundësi familjet e tyre. Shoqata do mbështes gjithmonë raste të...
Fjalim përshëndetës nga kryetarja e Shoqatës. znj Ollga Paguna në prezantimin e veprimtarisë së Shoqatës
Video “Braktisje emocionale”
Një video që përshkruan gjendjen e sotme të Dropullit, një braktisje emocionale që nuk duhet të na mbaj larg vendit tonë, por të gjithë brezat, pavarësisht se ku ndodhemi, duhet të kontribuojmë financiarisht dhe fizikisht për Dropullin.
Prezantimi i 3 viteve te veprimtarisë së Shoqatës “Estia Dropull”
Shoqata “Estia Dropull” realizoi me shumë sukses aktivitetin e prezantimit të 3 viteve të veprimtarisë së saj më 15 Shkurt 2020 në Dervician. Në këtë aktivitet morrën pjesë intelektual nga Dropulli, Gjirokastra, Tiranë, Finiq, Sarandë dhe Janinë. Ne aktivitet u...