Shoqata “ESTIA – DROPULL” është një organizatë e pavarur, jo-qeveritare, jo-fitimprurëse, me personalitet juridik e cila e ushtron veprimtarinë e saj kryesisht në Dropull e në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Shoqata ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj duke kontribuar sadopak në përmirësimin e jetës së fëmijëve jetimë, të fëmijëve të sëmurë, të atyre që rriten me një prind, të fëmijëve që rriten në familje me probleme si dhe të vijë në ndihmë të të gjitha grupeve në nevojë të cilat I përkasin minoritetit Grek në Shqipëri.
Rritja e vetëdijes së tyre për rolin dhe të drejtat që kanë në shoqëri dhe familje nëpërmjet fushatave sensibilizuese. Kundërshtimi I të gjitha formave të dhunës të ushtruara mbi to. Nxitja dhe përfshirja e grave në ekonominë e tregut nëpërmjet inkurajimit dhe në bashkëpunim me organizata të tjera të ngjashme. Të ofrojë ndihma në ushqime, veshmbathje etj për femrat kryefamiljare me të ardhura të pakta, por jo vetëm.
12 Maj 2019: Festa e Nenes!
Shpërndarje ushqimesh në fshatrat e Dropullit me rastin e Pashkëve
Me rastin e Pashkëve, edhe këtë vit, Shoqata “Estia Dropull” shpërndau pako me ushqime në familje në nevojë të Bashkisë Dropull që nga Koshovica deri në Dervician. Pakot përmbanin ushqime të ndryshme për nevojat e përditshme të banorëve. Gëzuar Pashkët me shëndet dhe...
Prerja e pitës nga anëtarët e Shoqatës me rastin e Vitit të Ri!
Në atmosferë festive, anëtarët e Shoqatës “Estia Dropull” prenë pitën me rastin e Vitit të Ri! Ju urojmë të gjithëve mbarësi, shëndet dhe vit sa më të mbarë!
Festa e fëmijëve, 2018
Festa për fëmijët e Dropullit tashmë është bërë traditë. Dhe këtë fund viti, organizuam në sallën e madhe të Restorantit Kolla, në Dervician festën për fëmijët e Dropullit. Pjesëmarrja ishte e madhe. Fëmijët argëtuan, luajtën me Mickey Mouse dhe Babagjyshi...
Ndihmë në familjen e një bashkëfshatare nga Dropulli
Gjithmonë gjendemi pranë banorëve të Dropullit si në rastin e znj Natasha nga Vanistër. Anëtarët e Shoqatës, sistemuan ambientet e dhomës ku ajo jeton në këtë fshat.
Shpërndarje ushqimesh dhe kuverta në Pogon, Dropull
Shoqata është pranë njerëzve që kanë nevojë për ndihmën tonë, pavarërisht ku ndodhen. 21 kuverta elektrike bashkë me pako me ushqime janë shpërndarë në të moshuar në Pogon, të Bashkise Dropull. Falenderojmë znj Katerina Kondhilatu nga Greqia dhe anëtarët e...
27 Dhjetor 2018. Dhurata per femije te Qendres “Vatra” ne Gjirokaster
Shoqata kujdeset shumë për fëmijët që kanë nëvojë dhe si gjithmonë i mbështet pavarësisht se ku ndodhen. Konkretisht, dhurata janë shpërndarë fëmijëve të Qendrës “Vatra” në Gjirokastër.
21 Dhjetor 2018. Kalendari I pare I Shoqates me vizatime nga nxenesit e Shkollave te Bashkive Dropull dhe Finiq me mesazhe sociale
Kalendari i parë i Shoqatës tashmë është fakt. Jemi shumë mirënjohës ndaj nxënësve dhe mësuesve që u aktivizuan totalisht për këtë iniciativë. Kalendari përmban vizatime nga nxënësit e Shkollave të Bashkisë Dropull (Dervician dhe Bularatit) dhe të Bashkisë...